Reagon Apostolova, bën thirrje që Kosova dhe Serbia të tregohen të përmbajtur

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 20:35 | Nga

Pas arrestimit të drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq pasi ky i fundit u fut në Kosovë pa leje, reagimet ishin të vazhdueshme.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, të cilët kanë përçuar mesazhin e përmbajtjes së të dy vendeve.

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataliya Apostolova ka thënë se BE u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të tregohen të përmbajtur dhe të tregojnë pjekurinë e nevojshme në mënyrë që gjendja aktuale në terren dhe Kosovë të mos përshkallëzohet më tej, raporton Indeksonline.

Duhet shtuar se Gjuriq u arrestua pasi ishte futur ilegalisht në territorin e Kosovës teksa Ministria e Punëve të Jashtme u kishte refuzuar lejen për qëndrim në Kosovë atij dhe disa ministrave të tjerë serb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme