Reagon drejtori i KOSTT: Me teke personale të deputetëve nuk zhvillohet shteti

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i ndërmarrjes KOSTT, Ilir Shala, ka thënë se me aprovimin e Ligjit për Paga në Kuvend, sot po fillon një ditë e rëndë për ndërmarrjen që ai e drejton.

Sipas tij, kufizimi i pagave në nivelin midis një dhe shtatë, është fillimi i shkatërrimit të ndërmarrjes KOSTT.

“Ky është nënçmim, degradim, poshtërim për të gjithë neve stafin e KOSTT-it, që kemi arritur me mund dhe sakrificë ta ndërtojmë dhe ta ngritëm në nivelin evropian, ku shumë kompani homologe në rajon dhe në Europë na kanë zilinë për profesionalizmin dhe rregullsinë që kemi”.

“KOSTT nuk mund të krahasohet me kompaninë e pastrimit, ujësjellësit, e ndërmarrjet publike tjera në Kosovë”.

“Me inate dhe teke personale të deputetëve tanë nuk mbahet dhe nuk zhvillohet shteti e as KOSTT. Jam i bindur se më shumë se 80 për qind e deputetëve as që e dinë se çka është KOSTT dhe cili është roli dhe përgjegjësia e saj”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të drejtorit Shala në Facebook.

” Sot, po fillon nje dite e rende per ndermarrjen publike KOSTT, me aprovimin nga ana e deputeteve te Kuvendit te Kosoves e Ligjit per Paga. Kufizimi i pagave ne nivelin mes 1 dhe 7 eshte fillimi i shkaterrimit te ndermarrjes sone. Ky eshte nençmim, degradim, poshtersim per te gjithe neve stafin ne KOSTT, qe kemi arritur me mund dhe sakrifice ta bejme, ndertojme dhe zhvillojme dhe ta ngrisim ne nivelin evropian, ku shume kompani homologe ne rajon dhe ne Evrope na kane ziline per profesionalizmin dhe rregullesine qe kemi. 
KOSTT nuk mund te krahasohet me kompanine e pastrimit, ujesjellesit, e ndermarrjet publike tjera ne Kosove. Ky KOSTT me rrjetin transmetues elektrik 400, 220 dhe 110 kilovolt eshte i lidhur me tere Evropen dhe ne kete kontekst ka pergjegjesi te medha per sigurine e furnizimit me energji elektrike per tere Kosoven dhe pergjegjesi edhe ndaj Rrjetit Evropian. 
Me keto nivele te pagave per stafin ne KOSTT, te votuara sot ne Kuvendin e Kosoves, si mund te pretendojme te behemi pjese e ENTSO-E dhe e organizatave tjera nderkombetare?
Me inate dhe teke personale te deputeve tane nuk mbahet dhe nuk zhvillohet shteti e as KOSTT-i. Jam i bindur se me se 80 % e deputeteve as qe dine se çka eshte KOSTT dhe cili eshte roli dhe pergjegjesia e saj. Uroj te jem gabim.
KOSTT eshte berthama e Republikes se Kosoves!
Ky eshte fillimi i fundit tone! ” ka shkruar Shala

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme