Reagon Gjykata Speciale, akuzon OVL UÇK-në

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Prokurorisë së Specializuar përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se do të hetohen dhe ndiqen penalisht individët që publikojnë identitetit e personave që thirren para gjykatës.

Derisa ka akuzuar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për përfshirje në aktivitete që kanë për qëllim të minojnë administrimin në mënyrën e duhur të drejtësisë.

Gjithashtu, kjo Zyre ka lavdëruar profesionalzimin e gazetarëve për këtë çështje.

“Gjatë kësaj kohe unë kam vënë re gjithashtu profesionalizmin e lavdërueshëm dhe integritetin etik të gazetarëve të Kosovës dhe komentatorëve të tjerë publikë, shumë prej të cilëve kanë folur qartë se si aktivitete të tilla minojnë sundimin e ligjit dhe kursin e drejtësisë. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të lavdëruar gazetarët me etikë në të gjithë Kosovën të cilët nuk kanë pranuar të botojnë dokumentet që iu dhanë, si dhe numrin e madh të gazetarëve të cilët vullnetarisht na kanë dhënë dokumentet që ata morën nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dhe kanë pranuar publikisht se pjesëmarrja në shpërndarjen e një informacioni të tillë mund të ishte krim sipas Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

ZPS-ja thekson se është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht me forcë individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre.

“Gjatë këtyre javëve të fundit zyra ime ka marrë shumë pyetje nga gazetarët në lidhje me deklarata të bëra nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së e cila në një numër rastesh është përfshirë në aktivitete që unë besoj se kanë për qëllim të minojnë administrimin në mënyrën e duhur të drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme