Reagon ministri i Brendshëm: Izeti sakrifikoi veten në mbrojtje të qytetarëve

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, ka reaguar për rastin tragjik në Istog ku mbeti i vrarë edhe Izet Demaj, ish-pjesëtar i Policisë.

Më poshtë reagimi i plotë i ministrit:

“U trondita nga vrasja e Izet Demajt, pjesëtar i Policisë së Republikës së Kosovës. Izeti sakrifikoi veten në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Istogut. Sakrifica e tij na bënë krenar dhe njëkohësisht na shtynë të luftojmë edhe më ashpër krimin dhe kriminelët”.

Ai shtoi se “Siguria e Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk ka alternativë”.

Ministri i Brendshëm shpreh ngushëllime familjes së policit të vrarë.

“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme