Reagon Pacolli: Do ta denoncoj Enver Hasanin

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 08:30 | Nga

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli, ka reaguar ndaj një deklarate të Enver Hasanit, dhënë për një nga mediat kosovare.

Ish – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani, ka thënë se “Njerëz të Begjet Pacollit i kanë ofruar atij 1 milion euro, për të ndryshuar një vendim rreth “Rastit Pacolli”.

Megjithatë në një postim në rrjetin social Facebook, Pacolli ka mohuar diçka të tillë duke shtuar se deklaratat e dhëna nga Enver Hasani, janë gënjeshtra dhe kanë qëllime dëmtimin e personalitetit të tij e për një gjë të tillë ai ka vendosur dhe që ta denoncojë atë.

“Enver Hasani, unë neser do të ju denoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të personalitetit tim. O Zot …. kush e ka udhëhequr Gjykaten Kushtetuese të Kosovës!!!Arsyen pse ju e bëni këtë do t’ia tregoni Gjykatës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme