Reagon Presidenti Thaçi pasi vëllai i tij rrahu dy persona

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas përfshirjes së vëllait të tij, Gani Thaçit në një përleshje në mjediset e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Siç shprehet Presidenti në facebook, asnjëherë nuk do ta toleroj asnjë veprim të kundërligjshëm, e aq më tëpr në një rast si ky.

Thaçi thotë se “të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd”.

Andaj i ka ftuar organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin.

“Jam njoftuar për përfshirjen e vëllait tim në një përleshje sporadike fizike. Asnjëherë nuk do ta arsyetoj asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky. Të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd. Përkundrazi. Përgjegjësia është individuale. I ftoj organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin. Vetëm kështu ndërtojmë shtet ligjor, në të cilin të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe drejtësisë”, ka thënë Thaçi.

Viktima të Gani Thaçit dhe shoferit të tij ishin drejtori ekzekutiv i Byros Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli dhe kryetari slloven të Bordit dhe Këshillit Administrativ, Gianni Sokolič, i cili është edhe kryeshef ekzekutiv i kompanisë private të sigurimeve “Illyria”.

Gazeta gjithashtu mësoi ky sulm i vëllait të Thaçit vie pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur sot gjatë një mbledhjeje në Byronë e Sigurimeve rreth orës 11:00.

Ndryshe, Gani Thaçi bashkë me shoferin e tij, janë duke u hetuar si të dyshuar për këtë incident.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme