Reagon pronari i Sharr Travel, pasi autobusi i kompanisë së tij mori flakë në Shqipëri: Nuk kishte pasagjerë në autobus

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Pronari i agjencionit turistik “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka reaguar pas raportimeve se një autobus i kompanisë së tij ka marrë flakë në Shqipëri.

Kurtishaj përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se në autobus nuk kishte pasagjer, teksa theksoi se autobusi ka pasur defekt teknik e nuk është përfshirë nga zjarri.

“Në autobusin e “Sharr Travel” që udhëtonte për Dhërmi dhe Jalë dhe jo Himarë, nuk kishte asnjë pasagjer, përpos shoferëve. Autobusi kishte zbritur udhëtaret në Dhërmi dhe vazhdonte drejtë parkingut në Jalë. Kjo është e vërteta”, shkruan ndër të tjera Kurtishaj.

Tutje, ai shton se “Autobusi kishte pësuar një defekt teknik gjatë udhëtimit por i njëjti nuk është djeg apo përfshirë i tëri nga zjarri”.

Ndryshe, Telegrafi kishte përcjellur lajmin e sotëm të publikuar nga mediet në Shqipëri në lidhje me incidentin e ndodhur me autobusin e “Sharr Travel”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit në Shqipëri, autobusi kishte marrë flakë derisa ishte në lëvizje.

“Sot, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një autobus, me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq dhe klient të Sharr Travel”

Pas disa raportimeve jo korrekte dhe jo profesionale të disa medieve në Shqipëri, të cilat lajme më pas u transmetuan edhe nga disa portale në Kosovë, dëshiroj t’i jap disa sqarime për opinion:

E para:

Në autobusin e “Sharr Travel” që udhëtonte për Dhërmi dhe Jalë dhe jo Himarë, nuk kishte asnjë pasagjer, përpos shoferëve. Autobusi kishte zbritur udhëtaret në Dhërmi dhe vazhdonte drejtë parkingut në Jalë. Kjo është e vërteta!

E dyta:

Autobusi kishte pësuar një defekt teknik gjatë udhëtimit por i njëjti nuk është djeg apo përfshirë i tëri nga zjarri, siç raportuan disa medie.

E treta!

Sharr Travel është kompania me flotën më të madhe dhe më moderne të autobusëve jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Defekte të tilla, kur realizohen me dhjetëra udhëtime në ditë në Kosovë, rajon dhe diasporë, mund të ndodhin te secila kompani.

Me respekt, Ruzhdi Kurtishaj, pronar i Sharr Travel.

Të ngjashme