Reagon Rusia: Shkelje flagrante, ndihma që Amerika po ia bën Kosovës me armatim

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka bërë një reagim në lidhje me furnizimin me armatim të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

MPJ-ja ruse ka thënë se me këtë furnizim SHBA-ja po i minon përpjekjet ndërkombëtare për të sjellë paqe e stabilitet në Ballkan.

Këtë reagim, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e ka bërë përmes një postimi në Twitter.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova ka thënë se po bëhet shkelje nga militarizmi i Kosovës.

“Militarizimi i Kosovës është shkelje flagrante e Rezolutës 1244”, shtoi Zakharova.

Ushtria e Kosovës ka pranuar furnizime nga SHBA-ja që nga formimi i saj.

Të ngjashme