Reçica: Do angazhohem në ngritjen e mirëqenies sociale për fëmijët në Kosovë

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 12:02 | Nga

Ministri i Punës Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica pak ditë më parë mori vendim për rritje të pagesës mujore për strehim familjar për fëmijë pa përkujdesje, në kuadër të përpjekjeve për të rritur përkrahjen për mirëqenien e fëmijëve.

Sot, ministri Reçica ka uruar të gjithë fëmijët më rastin e 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve. ku ka thënë se avancimi i mirëqenies së fëmijëve është përkushtimi i tij kryesor.

Urimi i plotë i ministrit Reçica: 

Ngritja e mirëqenies, edukimi, mbrojtja nga çdo formë e dhunës, janë obligim i yni shoqëror që kemi ndaj të gjithë fëmijëve. Së bashku, në familjet tona, shkollat tona dhe institucionet përgjegjëse, duhet të përkushtohemi për respektim të të drejtave të fëmijëve tanë.

Fëmijët janë e ardhmja më e ndritshme e vendit tonë. Do të angazhohem fort në ngritjen e mirëqenies sociale për fëmijët në Kosovë, nëpërmjet avancimit të legjislacionit për shërbime për fëmijë dhe avancimit të shërbimeve sociale dhe familjare.

Pak ditë më parë, kam marrë vendim për rritje të përkrahjes për ofrim të shërbimeve ndaj disa kategorive të fëmijëve, nëpërmjet rritjes së pagesës mujore të strehimit familjar për fëmijë pa përkujdesje. Ky vendim fillon së zbatuari sot, në këtë ditë të shënuar për fëmijët tanë.

Urime 1 Qershori, të gjithë fëmijëve në Kosovë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme