Reçica: Decentralizimi i shërbimeve sociale ka hasur në ngecje

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 13:32 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, përmes një konference prezantoi koncept dokumentin i cili ka për qëllim evidentimin e objektivave në qendrat sociale si dhe përmirësimin e shërbimeve në aspektin social në MPMS.

Ministri tha se decentralizimi i shërbimeve sociale ka hasur në vështirësi për shkak të mungesës së financimit të këtyre shërbimeve, përkatësisht mungesës së një granti specifik për shërbime sociale, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me këtë, ai tha se në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar koncept dokumenti për Financat e Pushtetit Lokal i financuar nga Ministria e Financave dhe në të cilin është paraparë buxhet shtesë për shërbimet sociale dhe familjare në nivel komunal.

“Decentralizimi i shërbimeve sociale ka hasë në ngecje dhe mungesa e efikasitetit është shtuar si pasojë e mungesës së buxhetit. Problemet e evidentuara përmes këtij koncept dokumenti synojmë ta përmirësojmë këtë fushë përmes 5 objektivave”.

“Përmes këtij koncept dokumenti do dihen përgjegjësitë e secilit dhe kjo u ndihmojë të gjithë qytetarëve të kenë qasje më të lehtë rreth shërbimeve të tyre. Koncept dokumenti i krijuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka për qëllim rregullimit e fushës sociale dhe familjarë”.

“Në Kosovë shërbimet sociale dhe familjare janë në fazë të rëndësishme të zhvillimit, kur teksti vihet në përmirësimin e nevojave aktuale të grupeve të cenueshme duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe decentralizmin e menaxhimit financiar dhe administrativ të shërbimeve sociale”.

Tutje, duke folur për problemet dhe sfidat e evidentuara sa i përket ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare, ministri përmendi mosdefinimin e kompetencave për ofrimin e shërbimeve, mungesa e informimit të qytetarëve për përfitimin e shërbimeve, monitorimi dhe inspektimi i kufizuar i këtyre shërbimeve dhe financimi i pamjaftueshëm nga niveli qendror dhe lokal, si disa nga problemet kryesore, raporton EO.

“Ky dokument është financuar nga Ministria e Financave dhe në këtë dokument është paraparë një buxhet shtesë, për shërbimet sociale komunale. Përmes këtij koncept dokumenti shërbimet sociale në të ardhmen përveç decentralizimit në të ardhmen do ta kenë edhe qëndrueshmërinë financiare e cila në te kaluarën ka prekur edhe sektorin jo qeveritar të cilën edhe janë ankuar për shërbimet sociale ku mënyra e shërbimit të tyre nuk ka qenë e rregulluar si duhet”.

“Lidhur me këtë koncept dokument të hartuar nga Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale, u përmendën edhe 5 objektiva të cilat i përmban ky koncept dokument Përmes këtij koncept dokumenti përmes së cilit do burojë ligji për shërbimet sociale dhe familjare synojmë ta rregullojmë këtë fushë përmes 5 objektivave;

  1. Përcaktimi sakte i përgjegjësive dhe kompetencave te Institucioneve të nivelit qendror dhe lokal ofruesve të shërbimeve sociale;
  2. Përmirësimi i qasjes ndaj shërbimeve sociale dhe familjarë duke vendosur ato sa ma afër qytetarëve;
  3. Klasifikimi i shërbimeve sociale dhe familjare;
  4. Rritja e cilësisë së shërbimeve sociale së shërbimeve sociale dhe familjare;
  5. Financimi i qëndrueshëm i shërbimeve sociale dhe familjare.

“Përmes këtyre 5 objektivave si dhe përmes ligjit Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale synon që në bazë të koncept dokumentit i cili u prezantua sot, të rregullojë shërbimet sociale dhe familjare në të ardhmen”.

Ministri ftoi të gjitha palët e interesuara që të dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre, me qëllim që të kemi një koncept dokument sa më të mirë dhe të zbatueshëm në praktikë.​

Të ngjashme