Reçica dhe Haskuka dakordohen për projekte të përbashkëta për mirëqenien e qytetarëve

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Sipas njoftimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale tashmë kanë një bashkëpunim të mirëfilltë me Komunën e Prizrenit.

“Në këtë frymë bashkëpunimi, me kryetarin Haskuka u dakorduam për avancim të mëtejmë të përpjekjeve të përbashkëta që nëpërmjet projekteve konkrete, të kontribuojmë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Prizrenit”, ka shkruar ministri Reçica.

Prita në takim sot kryetarin e Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka.Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale tashmë…

Posted by Skender Reçica on Thursday, March 14, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme