Reçica ia dorëzon Kelmendit të dhënat zyrtare të pensionistëve të viteve 1990-1998

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 12:30 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim Shaban Kelmendin, përfaqësues i autorizuar i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

Duke zbatuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili i jep të drejtë Federatës në fjalë për qasje në të dhënat zyrtare për pensionistët e Kosovës  të periudhës 1990-1998, ministri Reçica i dorëzoi z. Kelmendi të dhënat zyrtare të mbi 80.000 pensionistëve.

Ministri Reçica tha se MPMS po përmbush kështu një obligim ligjor dhe moral, duke theksuar se MPMS mbetet e përkushtuar t’u dalë zot të gjithë pensionistëve në vend.

Nga ana tij, Kelmendi falënderoi ministrin Reçica  për pritjen dhe përkushtimin për të realizuar kërkesën e Federatës. Kelmendi dhe Reçica u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në mes të MPMS-së dhe Federatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme