Reçica jep lajmin e mirë për punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për rritje të përkrahjes për punëkërkuesit e papunë të riatdhesuar në Kosovë, MPMS-APRK, në bashkëpunim me UNDP-në, sot shpall të hapur thirrjen për Programin e Vetëpunësimit, Programin për Subvencionim në Pagë dhe Programin për Trajnim në Punë.

“Me anë të këtyre programeve ne po zgjerojmë mundësitë për punëkërkuesit në Kosovë, posaçërisht si mbështetje e shtuar në këtë kohë të vështirë të përballjes me pandeminë COVID-19”, ka shkruar ministri Reçica.

Reçica ka shkruar se, thirrja për programet e Trajnimit në Punë dhe Subvencionim në Pagë është e hapur nga 06 deri më 20 Gusht 2020, ndërsa për Programin e Vetëpunësimit deri më 31 gusht 2020.

Njoftimi i plotë i ministrit Reçica:

Mundësi për punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë

Të nderuar qytetarë, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për rritje të përkrahjes për punëkërkuesit e papunë të riatdhesuar në Kosovë, MPMS-APRK, në bashkëpunim me UNDP-në, sot shpall të hapur thirrjen për Programin e Vetëpunësimit, Programin për Subvencionim në Pagë dhe Programin për Trajnim në Punë.
Me anë të këtyre programeve ne po zgjerojmë mundësitë për punëkërkuesit në Kosovë, posaçërisht si mbështetje e shtuar në këtë kohë të vështirë të përballjes me pandeminë COVID-19.
Thirrja për programet e Trajnimit ne Punë dhe Subvencionim ne Pagë është e hapur nga 06 deri më 20 Gusht 2020, ndërsa për Programin e Vetëpunësimit deri më 31 gusht 2020.

Për më shumë informata rreth procedurës së aplikimit, afateve dhe informata të tjera, luteni të vizitoni adresat elektronike; https://mpms.rks-gov.net/shpallje/publikime/ ose https://aprk.rks-gov.net/ apo të kontaktoni Zyrat e Punësimit në komunën tuaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme