Reçica: Këtë javë procedohet për plotësim Projektligji i punës dhe lehonisë

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 11:50 | Nga Fiore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do ta dërgojnë për plotësim në Kuvend, Projektligjin e punës dhe atë të lehonisë, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë raportimit në  Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ku është diskutuar lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”, tha se plotësimi i ligjit të punës ka qenë një nga rekomandimet e raportit.

“Ne do të procedojmë këtë javë ligjin e punës dhe lehonisë. Kemi miratuar një sërë rregulloresh për siguri në punë. Ministria e Punës është duke marrë hapa të mëtutjeshëm. Kemi draftuar strategjinë për siguri në punë. Edhe në mandatin e kaluar kam bërë përpjekje për të fuqizuar dialogun në vend, paga minimale. Paga minimale ndërlidhet me disa skema të tjera që ka  bërë të bëjmë veprime sa i përket shtyrjes së pagës minimale. Kur ta miratojmë marrëveshjen kolektive ajo gjen zbatim. Kur jemi te puna dhe punësimi Kosova ka shënuar ulje të papunësisë në vitin 2019”, tha Reçica.

Ai tha se janë duke implemtuar masat e tregut të punës si praktikë punë, grante.

“Gjysma e përfituesve do të jenë gra dhe të rijnë. Ne synojmë që përfituesit e skemave sociale ti motivojmë për të punuar dhe masat konkrete që do të ndërmerren nuk do të ketë ndalesa për familjet që kanë anëtar të aftë. Ky projektligj do të hartohet gjatë vitit 2021. Një çështje e rëndësishme është edhe mbrojtja e fëmijëve në vendin tonë”, tha ai.

Kryetar i Komisionit Endrit Shala ka thënë se Raporti për vitin 2020 paraqet arritjet edhe ngecjet në rrugën drejt integrimit evropian.

Në këtë Komision ka raportuar edhe Ministri i Tregtisë dhe industrisë, Vesel Krasniqi, ku theksoi se rekomandimet që kanë dalë nga BE-ja nga 26 rekomandime 13 përkojnë me këtë ministri.

Krasniqi tha se janë duke bërë përpjekje për zbatimin e këtyre rekomandimeve, dhe në vitin 2021 synojnë miratimin e 9 ligjeve si dhe një sërë veprimesh tjera.

“Deri në nxjerrën e një rregullore ne kemi bërë përpjeke drejt zbatimit të rekomandimeve. Edhe këtë vit ka vazhduar përkrahjen për ndërmarrje të mesme dhe të vogla. Gjatë këtij viti janë ndarë 4000 mijë euro për femra. Poashtu është hartuar raporti analitik për rimëkëmbke ekonomike. Për vitin 2021 janë 1 milion 700 mijë euro. Për vitin 2021 janë planifikuar departamenti i akreditimit. Deri më tani 8 ligje janë ndryshuar. Për vitin 2021 janë planifikuar 9 ligje. Poashtu të ndërmerren hapa për t’i zbatua të drejtat e pronësisë. Miratimi kryesor është hartimi i 5 ligjeve. Të ratifikohet raporti iCeftës dhe tregtinë shërbimeve. Gjatë vitit 2020 kemi themeluar grupin punues”, tha Krasniqi.

I pyetur nga armëtari i Komisionit, Ferat Shala nëse kanë kapacitete për t’i përmbushur  rekomandimet, ministri Krasniqi, tha se sfidë për ta mbetet buxheti që është ndarë për këtë ministri.

“Ndër sfidat kryesore ministria që parasheh rreth implementimit të rekomandimeve është  buxheti për t’i adresuar rreth fondit rezervë. Ne kemi hartuar një plan për  vitin 2021 që është fusha e industrisë. Ne si ministri kemi 8 milionë,  me 5 kategori ekonomike. Kemi mbështetur bizneset tona, por nuk jam i kënaqur me buxhetin që është ndarë për ministrinë”, tha Krasniqi.

Të ngjashme