Reçica: Me avancimin e mekanizmave ligjorë jetësojmë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara HANDIKOS, të prirë nga Afrim  Maliqi, me të cilët ka diskutuar për situatën në të cilën është kjo kategori e shoqërisë sonë, veçmas pas përhapjes së pandemisë.

Ministri Reçica theksoi se, në bashkëpunim edhe me donatorët do të shqyrtojmë mundësitë për krijimin e një platforme përmes së cilës do mund të përfshihen personat më aftësi të kufizuara në programet e aftësimit dhe riaftësimit profesional, gjithnjë mbi bazën e nevojave të tregut të punës dhe nevojave të personave me aftësi të kufizuara. 

Gjithashtu, ministri Reçica i siguroi përfaqësuesit e HANDIKOS-it se do të angazhohet edhe gjatë këtij mandati për realizimin e prioriteteve me interes të përbashkët duke përfshirë planin legjislativ, avancimin e mekanizmave ligjorë në funksion të jetësimit të të drejtave të plota të personave me aftësi të kufizuara, duke përfshirë këtu edhe punësimin e tyre nëpër institucionet shtetërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme