Reçica në Malishevë, objekti i banimit social për 44 familje gati vitin tjetër

Malishevë | 06 Qer 2019 | 14:33 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica, ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Malishevës, me ç’rast ka parë nga afër punimet e ndërtimit të objektit për banim social.

Ministri Reçica, tha se ky objekt do të jetë në dispozicion për 44 familje me asistencë sociale.

“Sot ishim në vizitë tek kryetari i Malishevës Z.Begaj, atë bashkëbiseduam për projektet që i kemi të përbashkëta. Tani jemi këtu në vizitë të punimeve në objektin që është në ndërtim e sipër për banim social këtu në Komunën e Malishevës”.

“Është ky një projekt i përbashkët i MPMS-së me Komunën e Malishevës nga i cili projekt do të përfitojnë 44 familje në nevojë të cilat konsiderohen si të pastrehë dhe që janë nën asistencë sociale. Ky është një lajm i mirë për të gjithë përfituesit të këtij projekti sepse po bëhet fjalë për akomodimin e 44 familjeve të cilat preokupim kryesor kanë pas strehimin”, tha Reçica.

Ai shtoi se projekti pritet të jetë i gatshëm për banim qysh në fillim të vitit tjetër, derisa premtoi edhe projekte të tjera në këtë komunë.

“Ne po ndërtojmë këtë qendër të banimit social këtu në Malishevë dhe sikur kjo qendër dhe ato tjerat konfirmojnë më së miri përkushtimin dhe angazhimin tonë që të iu shtrijmë dorën e shtetit fëmijëve me asistencë sociale dhe unë kam përkushtimin dhe nuk do ndalemi dhe do i mbështesim të gjitha familjet që kanë nevojë në Kosovë dhe ato që e kanë të rënduar çështjen e tyre sociale.

“Objekti i cili jemi në vizitë, sipas planit dinamik duhet të përfundojë në fund të vitit, punimet po shkojnë sipas planit dinamik të punës dhe pritet që qysh në vitin e ardhshëm të pranojë banorët e parë, përfitues nga ky projekt”, tha Reçica.

Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se këso projekti Malisheva nuk ka pas asnjëherë dhe se strehimi i familjeve të pastrehë dhe atyre me asistencë sociale është obligim i të gjithëve, raporton EO.

“Besoj që kjo do jetë një zgjidhje e përhershme për këta banorë. Është një punë madhore për Malishevën pasi që këtë se ka pas Malisheva asnjëherë dhe strehimi i tyre është edhe obligim i ynë edhe si qeveri komunale por edhe si nivel qendror”.

“Ju prej sa jeni aty Ministër i keni ndejtë gati Malishevës dhe kemi bërë një punë të madhe për komunën e Malishevës. Kjo do jetë një strehë e madhe për ata që janë me kushte të rënda dhe për ata që janë të pastrehë”, tha Begaj.

Të ngjashme