Reçica në Portugali takon homologun e tij. Dakordohen për bashkëpunim

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po qëndron në një vizitë zyrtare në Lisbonë të Portugalisë.

Reçica, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Portugali Ylber Kryeziu, takoi ministrin e Punës, Solidaritetit dhe Sigurimit Social, José Vieira da Silva të cilin e njoftoi rreth gjendjes socio-ekonomike në Kosovë dhe problemeve me të cilat Kosova përballet sa i përket papunësisë.

Nga homologu i tij, Reçica u njoftua me theks të veçantë rreth sistemit të avancuar të aftësimit dhe ri-aftësimit profesional në Portugali dhe rëndësisë që shteti portugez i jep trajnimit profesional të qytëtarëve të saj.

Ministri Reçica tha se Qeveria, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke i kushtuar rëndësi të veçantë aftësimit profesional, si parakusht për zbutje të papunësisë në vend. Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të përvetësojë nga Portugalia praktikat më të mira sa i përket punësimit, aftësimit dhe ri-aftësimit profesional, për çka kërkoi që të konkretizohet bashkëpunimi nëpërmjet një marrëveshje bilaterale në fushën e punësimit si dhe aftësimit profesional.

Me këtë rast, Reçica e ftoi ministrin José Vieira da Silva që të vizitojë Kosovën dhe të shohin mundësinë e jetësimit të bashkëpunimit.

Të ngjashme