Reçica: Në qershor do të jetë i gatshëm koncept-dokumenti për ligjin e personave të verbër

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 10:43 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zbatimin e Ligjt për Persona të verbër.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se në qershor do të jetë i gatshëm koncept-dokumenti për ligjin e personave të verbër, raporton Ekonomia Online.

“Ministria e Punës, planit të punës të kësaj ministrie ka paraparë si aktivitet Hartimin e koncept-dokumentit për ligjin gjithpërfshirës të personave me aftësi të kufizuar. Qëllimi i i ligjit është të mbrojë të drejtat në përfitimet financiare. Disa nga objektivat janë: Ngritja e mirëqenies sociale, përkufizimin financiar, sigurimi i asistentëve. Si aktivitet për vitin 2018 ka qenë koncept-dokumenti për sigurimin e pensioneve dhe benificioneve për personat me aftësi të veçanta”.

“E dimë që gjendja e punësimit të personave me aftësi të veçanta nuk është e kënaqshme. Ligji për shërbimin civil është shumë i kufizuar dhe nuk sheh asnjë dispozitë ku sheh një trajtim më të lehtë për persona të verbër e me të kategorizuar”, tha ai.

Ndërkaq lidhur me Komisionin Mediko-social, ai tha se ata e kanë gjetur me atë mandat ndërkaq të verbrit që duhet t’i nënshtrohen kontrollit të këtij komisioni për shkak të kushteve ekonomike duhet të sillen në Prishtinë.

“Për shkak të ndjeshmërisë së trajtimit të rasteve, spitalet rajonale nuk e kanë mundësinë të bëjnë trajtimin, prandaj ata sillen në Prishtinë. Mandati i këtij komisioni nga ana e Ministrisë vazhdohet çdo vit. Kur kam ardhur i kam gjetur me mandat të vazhduar Komisionin Mediko-social. Sapo të skadojë kontrata, ne do të zgjedhim persona të tjerë të cilët plotësojnë kushtet”.

Kryetarja Duda Balje tha se është bërë shkelje e ligjit  që u është vazhduar mandati që nga viti 2013 Komisionit Mediko-social.

“Në ligj shkruan se ai komision ka mandat 1 vit ndërkaq ata po operojnë që nga viti 2013 dhe kjo është shkelje”.

Të ngjashme