Reçica ngushëllon ambasadorin slloven Bertoncelj, për vdekjen e ish-ambasadorit Milan Majhen

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë – Slloveni në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, ka ngushëlluar ambasadorin slloven në Prishtinë, Bojan Bertoncelj, me rastin e vdekjes së ish-ambasadorit Milan Majhen.

“Shkëlqesia e Juaj, me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Sllovenisë, Milan Majhen.

Majhen, në karrierën e tij të gjatë shërbimit diplomatik ishte ambasador shembullor dhe zë i fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve diplomatike e miqësore në mes të popullit të Republikës se Kosovës dhe popullit të Republikës së Sllovenisë.

Si kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Slloveni, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia personale dhe të Grupit të Miqësisë Kosovë- Slloveni në Kuvendit të Republikës se Kosovës.

Ju lutem, pranoni konsideratën time më të lartë për Ju dhe për popullin mik slloven!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Grupit të Miqësisë me Slloveninë, deputetit Elmi Reçica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme