Reçica për Krasniqin: Do të jesh zëri i së vërtetës të luftës së drejtë për liri

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri dhe anëtari i Nismës, Skender Reçica , ka thënë se Jakup Krasniqi është modeli për gjeneratat e reja në rrugëtimin e ndërtimit të Atdheut.

Reçica përmes një postimi në Facebook, duke folur për bastisjen që i është bërë sot Jakup Krasniqit, ka thënë se ai ashtu siç ” na e ke ndritur të ardhmen me veprimtarinë tënde një jetë të tërë në shërbim të atdheut,   ashtu siç e shpalle Kosovën shtet të pavarur, ashtu do të jesh zëri i së vërtetës të luftës së drejtë për liri”, ka shkruar ai.

Liria e Kosovës dhe dinjiteti i shqiptarëve në Ballkan ka themelet në luftën e shenjtë për çlirim, pavarësi dhe bashkim të skalitur në tri shkronja “UÇK”.

Zëdhënësi i kushtrimit për liri, trimi i urtë, modeli për gjeneratat e reja në rrugëtimin e ndërtimit të Atdheut, Jakup Krasniqi.

Bac, ashtu siç na e ke ndritur të ardhmen me veprimtarinë tënde një jetë të tërë në shërbim të atdheut,   ashtu siç e shpalle Kosovën shtet të pavarur, ashtu do të jeshë zëri i së vërtetës të luftës së drejtë për liri.

Betimi Yt para flamurit për çlirimin e vendit do të jetojë ndër gjenerata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme