Reçica prezanton projektligjin për Ndihma Sociale: Një familje do të përfitojë deri 350 €

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 13:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka nxjerrë në konsultim publik koncept-dokumentin për Skemën e Ndihmës Sociale.

Ministri në detyrë, Skender Reçica, tha se ky projektligj ka për qëllim uljen e shkallës së varfërisë.

“Në bazë të programit të MPMS gjithnjë bazuar në planin kombëtar sot lansojmë një nga dokumentet e Konceptet Dokumenteve dhe Asistencës Sociale. Qëllim ka mbështetjen e qytetarëve që janë pranë shkallës së varfërisë. Ligji aktual ka mangësi dhe në disa raste ka diskriminuar. Të gjitha këto familje jemi mundur që ti plotësohet gjendja sociale e tyre dhe largimi nga varfëria”, tha ai.

Reçica tha se ky ligj është  mbështetur në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian, ndërsa synojnë që ta reduktojnë varfërinë në vend dhe nga ky koncept dokument përjashtohen kriteret diskriminuese.

“Me ligjin e ri nuk do të ketë më kriter që familjet përfituese ta kenë një fëmijë më të vogël se 5 vjet. Gjatë projektimit të ligjit duhet të merret për bazë edhe shkalla demografike e anëtarëve të familjes dhe të përfituesve. Me propozimin e projektligjit të ri ne synojmë që familjet që kenë mbi 15 anëtarë do të kenë mundësi të fitojnë deri ne 350€. Po ashtu ne me këtë projekt ligji, do të avancojmë për herë të parë shtesat për fëmijë , dhe në fillim mendojmë të jetë 10€”, tha ai

Përfitues nga ky projektligj do të përfitojnë edhe 60 mije familje të reja.

“E veçanta e krejt kësaj reforme është , se anëtarët përfitues të cilët janë të aftë për punë, me këtë projektligj ata nuk do të përjashtohen nëse do të kyçen në marrëdhënie pune. Nuk do të përjashtohen nga Asistenca sociale për një kohë të caktuar edhe nëse janë në marrëdhënie punë. Nga 106mijë përfitues që janë aktualisht, ky numër pritet të rritet në 167mijë”, tha Reçica.

Të ngjashme