Reçica: Projektligji për Punën, përmirëson kushtet e punës

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 14:34 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritarë, tha se me Projektligjin për Punën, po bëhet për përmirësimin e kushteve të punës, raporton Ekonomia Online.

“Ky projektligj është kërkesë e vazhdueshme nga punëdhënësit dhe punëkërkuesit për të ndryshuar ambientin e punës me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe pjesëmarrjen e grave. Këtij dispozita do të stabilizojnë tregun e punës dhe do ta bëjnë më tërheqës. Ne e kemi të qartë që ky projektligj ka mbi 3 milion euro kosto por shpenzimet që burojnë nga ky projektligj ti akomodojmë”, tha Reçica.

Ndërsa nga Ministria e Financave u tha se ky projektligj i tejkalon shpenzimet

“MPMS ka tejkaluar që nuk do të ketë buxhet shtesë sa i përket këtij projektligji. Aspekti buxhetor kërkon kosto shtesë. Ministria duhet të shqyrtoj edhe njëherë projektligjin”, tha Hamza, raporton EO.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Monday, December 24, 2018

 

Të ngjashme