Reçica: Punësimi i të rinjve dhe grave është mision dhe prioritet i yni

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka thënë punësimi, sidomos i të rinjve dhe grave është mision dhe prioritet i tij, të cilin ai ka thënë se do ta shtyjnë para dhe kjo garantohet sipas tij, nëpërmjet shërbimeve cilësore të punësimit.

Reçica ka kërkuar nga zyrat e Punësimit dhe Aftësimit Profesional që të jenë sa më afër qytetarëve, ti inkurajojnë të papunët për t’u regjistruar si punëkërkues në mënyrë që të luftohet inaktiviteti në vend, si dhe të punojnë fort në koordinim dhe ndërmjetësim në punësim.

Postimi i plotë i ministrit Reçica:

Mora pjesë sot në takimin me Zyrat e Punësimit dhe Qendrat e Aftësimit Profesional ku diskutuam për Planin e Punës për këtë vit. Punësimi, sidomos i të rinjve dhe grave është mision dhe prioritet i yni të cilin duhet ta shtyjmë para dhe kjo garantohet nëpërmjet shërbimeve cilësore të punësimit.

Masat aktive të tregut të punës dhe ndërmjetësimi janë të rëndësishme dhe efektive jo vetëm për vendin tonë, por shumë vende të BE-së janë duke zhvilluar politika aktive të tregut të punës, pikërisht për shkak të rritjes së papunësisë afatgjate në vendet e tyre.

Kërkova nga përfaqësuesit e Zyrave të Punësimit dhe Aftësimit Profesional që të jenë sa më afër qytetarëve, ti inkurajojnë të papunët për t’u regjistruar si punëkërkues në mënyrë që të luftojmë inaktivitetin në vend, si dhe të punojnë fort në koordinim dhe ndërmjetësim në punësim, në mënyrë që të kemi rezultate konkrete deri te punësimi i këtyre punëkërkuesve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme