Reçica: Rreth 500 milionë euro këtë vit shkojnë për skemat sociale e pensionale

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se rreth 500 milionë euro këtë vit shkojnë për mbulueshmërinë e skemave të rregullta pensionale, sociale e beneficioneve.

Ai në DESKUN e KTV-së ka thënë se realizohen rreth 315 mijë pagesa çdo muaj.

“Unë mund të flas gjërë e gjatë për gjitha skemat sociale, pensionale e beneficionet që i menaxhojmë si Ministri. E që në total nëse merren brenda muajit, realizohen rreth 315 mijë pagesa. Ky shtet i yni me kaq banorë, sado i vogël që është, ka diku rreth 500 milionë euro këtë vit mbulueshmëri të skemave të rregullta pensionale, sociale e beneficioneve”, ka thënë Reçica.

Ai ka treguar se në një raport të Organizatës Ndërkombëtare të Punës është thënë se shkaku i pandemisë kanë humbur punën rreth 25 milionë vetë në nivel të globit. Ai thotë se dihet që vendet që nuk kanë qëndrueshmëri stabile sociale goditen më shumë nga kjo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme