Reçica: Shumë shpejt njohjen e stazhit të punës do ta procedojmë në qeveri dhe parlament

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 09:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndër pikat e kësaj mbledhje ka qenë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për t’i propozuar Kuvendit mendimin lidhur me Nismën legjislative për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me ketë ka folur edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, i cili ka thënë se krahas kësaj nismë ligjore, ne si MPMS jemi duke punuar shumë në të njëjtët kohë në eliminimin e shumë padrejtësive që janë duke u bërë ndaj pensionistëve tanë.

Reçica ka thënë se, ne paralelisht jemi duke punuar edhe në reformën e sistemit pensional, ku tashmë bashkë me MF jemi duke e negociuar edhe me FMN-në, po ashtu si MPMS tashmë kemi edhe një nismë ligjore, ku edhe për këtë jemi duke negociuar bashkë me FM, më tepër për shkak të rrethanave me pandeminë, pra është fjala për plotësim ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, respektivisht pikat ku ndalojnë njohjen e stazhit të punës të larguarve nga puna dhunshëm nga regjimi serb në vitet 90-99.

Gjithsesi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se, jam në çdo moment përkrahës i çfarëdo Nismë ligjore që mbështet pensionistët tanë dhe qytetarët në përgjithësi, mirëpo ne si MPMS në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Fondin Ndërkombëtar shumë shpejt do të kemi një dakordësim dhe Ligjin në fjalë, me plotësimet e nevojshme do ta procedojmë për miratim në qeveri e pastaj në parlament.

Të ngjashme