Reçica sqarohet për pensionet e të vdekurve, personave të punësuar dhe pensionistëve të dyfishtë

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 14:13 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2017.

Para anëtarëve të komisionit, ministri Skender Reçica, ka arsyetuar pensionet për personat pas vdekjes me shumë prej 111 mijë euro dhe  përfitimet e pensioneve nga persona të punësuar në 943 mijë euro, raporton EkonomiaOnline.

” Zyra Auditimit ka dhënë opinionin e pamodifikuar por ka theksuar disa gjëra, si kryerja e pagesave të parregullta nga kategoria e subvencioneve, transfereve. Konkret pensionet për personat pas vdekjes me shumë prej 111 mijë euro, përfitimet e pensioneve nga persona të punësuar në 943 mijë euro, pagesat e pensioneve të dyfishta më shumë prej 700 mijë euro. Sa i përket pagesave për pensionet për personat pas vdekjes në 2016, Ministria e Punës ka lidhur marrëveshje që të flitet nën kontroll që personat që nuk janë më në jetë të bëhet çregjistrimi i tyre dhe shlyerja e pagesës ndaj tyre. Kjo ka dhënë rezultate sepse nga 800 mije euro sa ka qenë në 2017 ka rënë në 100 mijë,” është shprehur ministri Reçica.

“Në 2018 është bo procesi i shpalljeve publike. Nuk ka kontrata më të gjata se gjashtë muaj dhe në të gjitha rastet është duke u respektuar në përpikmëri kjo”.

“Mbetem i përkushtuar që ta bëjë qeverisjen sa më transparente… Gjetjet e auditorit tani janë të adresuara dhe nuk ka të gjetura që nuk është filluar të adresohet”.

“Sa i përket furnizimit me barna, duhet të respektohet ligji. Besoj se këto të gjeturave i  kemi kushtuar kujdes që në 2018 të mos përsëriten”.

Avdullah Hoti, kërkoi përgjigje nga ministri për çështjen e ligjit të veteranëve ndërsa Reçica u përgjigj se çështja është adresuar në qeveri dhe tash presin nga ajo përgjigje, raporton EO.

“Është çështje që e kam adresu në qeveri dhe duhet t’i paraprijë. Në fund të nëntorit e kam procedu që të fillojë zbatimi”, ka thënë ministri.

Ali Lajçi, tregoi mbi mangësitë që ka paraqitë auditori për punën e Ministrisë së Punës dhe mirëqenies sociale.

“Te ministria për punë po ashtu kemi disa qasje në këtë auditim, më shumë kemi auditim të rregullsisë se sa më shumë të nevojave të kompeletimit të stafeve me ekspertiza. Kemi rregullsinë që ndiqet vazhdimisht në kuptim të këtyre ministrive. Në këtë kuptim të auditimit të performancës ngecet për arsye të stafeve profesionale kurse rregullsia është bukur mirë, e identifikon dhe i sqaron disa prej problemeve që ndeshim gjatë administrimeve të ministrive,” tha Lajçi.

Sipas Lajçit, ka paqartësi edhe në menaxhimin e buxhetit të kësaj ministrie.

“Kemi trajtime që shpesh nuk janë të kënaqshme dhe duhet trajtim dhe përkushtim në përmirësimin e tyre përmes rekomandimeve që jepen shpesh. Kurse tek pasqyrat financiare dhe buxheti përgjithësisht në këtë ministri e kemi pasë atë final prej 401 milionë e 277 mijë e 547 euro, e që kemi një menaxhim të kësaj në disa prej pasqyrave të saj janë të qarta dhe disa kanë turbulenca. Kemi buxhete dhe grante që shpërndahen. Kemi diferencë edhe në mbivlerësim, 17 mijë e diçka sepse vendoset në një tabelë që shprehë shpenzime më shumë”.

Lajçi vëren edhe shpenzime që nuk janë të harmonizuara.

“I kemi shpenzimet sipas kategorive, pagat, mëditjet, mallra, shërbime, shërbimet kapitale, komunale etj. Kemi edhe shpenzimet kapitale se si po kalojnë dhe shpesh nuk janë harmonizuar dhe dalin me menaxhim defektoz. Te disa nga sektorët kemi arritje të mira diferenciale, por diku kemi ngecje, kur kemi trajtimin e buxheteve,  kemi lëvizje buxhetore prej 25 milionë që i keni në pasqyra, por realizimet në këto kategori janë të ndryshme varësisht nga kategoritë. Kemi disa çështje personeli, marrëdhënie pune, që janë punë specifikisht, marrëdhënie të punës specifike dhe madje kemi jo të rregullta, në kuptim të prokurimit që kemi diku 32, 25 janë të marrur jashtë procedurave, 20 ju jepen paga dhe ju jepet kontrata 6 mujore”.

Ai pati kritika për ministrinë, tek shpjegimi për pensionet e veteranëve.

“Kur jemi të pensionet, kemi veteranët, nuk është pergatit buxheti, është dhënë një shpjegim nga ministria, por te disa kategori tjera p.sh të punës, invalidëve ka nevojë për një sqarim më të qartë, më të thuktë rreth shpenzimeve dhe përgatitjeve buxhetore. Mangësi tjetër është diferenca buxhetore mes viteve, mes kapitujve ka ngritje dhe rënie”.

“Tek institucionet, si çerdhet, shtëpitë e pleqve, minoriteteve, kemi disa defekte dhe kish me qenë mirë të shikohet ky kapitull në menaxhim. Ligji do duhet të ndryshohet sepse përndryshe do bëhet kaos aty”.

Deputeti, Emilija Redzepi, tha se do të insistojë në parlament që minoritetet në Kosovë të jenë të barabartë.

Ministri Reçica tha se nuk ka asnjë dallim mes komuniteteve pakicë dhe se kjo ministri nuk diskriminon askënd.

“Dua t’ju siguroj se nuk kemi dallime sa i përket përkatësisë etnike”.

Deputeti, Andin Hoti,  kërkoi më shumë kujdesë në respektimin e të drejtave të njeriut.

Reçica i bëri të ditur anëtarëve të komisionit se janë në hartim të reformës së sistemit pensional.

“Jemi përpjekë të gjitha t’i adresojmë edhe kur kemi marrë detyrën ka pasë raste të shkeljes së të drejtave të njeriut. Insistoj që këto kategori, dispozitat ligjore kemi obligim t’i zbatojmë dhe shpejt do dalim edhe me plotësim ndryshim të kësaj pako, krahas reformës së sistemin pensional që jemi duke e bërë,” deklaroi ministri Reçica.

Të ngjashme