Reçica: Veteranët e luftës së UÇK-së do të kenë të drejtë pune ne sektorin privat

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 23:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sonte gjatë një debati në Radio Televizionin e Kosovës, ka folur për prioritetet e dikasterit që ai drejton, prioritete këto tejet të rëndësishme për mirëqenien e kategorive të caktuara shoqërore.

Reçica tha se disa nga prioritetet për të cilat e ka edhe mbështetjen e plotë të partisë prej nga vjen janë:

– Rritja e pagës minimale në vend,

– Krijimi me ligj i të drejtës për të punuar ne sektorin privat për të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së,

– Njohja e diplomave e të diplomuarve gjatë viteve 1990 – 1999,

– Largimi i kriterit për lajmërim të pensionistëve çdo 6 muaj,

– Lejimi i përfitimit në më shumë pensione për Familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme