Reçica zotohet para pensionistëve për plotësim ndryshimin e ligjit për skema pensionale

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 10:41 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë, ku është njoftuar për kërkesat tyre, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Reçica premtoj plotësim ndryshimin e ligjit për skema pensionale të financuara nga shteti, konkretisht njohjen e stazhit të punës gjatë viteve 1990, të cilët janë dëbuar me dhunë nga puna

“Kur jemi te obligimet si Qeveri, unë në vazhdimësi e shprehi përkushtimin personal që kërkesat e pensionistëve tanë, padrejtësitë që një kohë, e kam fjalën në aspektin ligjor sepse korniza ligjore e cila rregullon të drejtat e pensionistëve tanë është adaptuar kohë më parë dhe rrethanat socio-ekonomike ka ndryshime të mëdha dhe ka ardhur koha që këtë kornizë ligjore që mbulon të drejtat e tyre të ndryshohet dhe për këtë kemi filluar dhe jemi duke punuar që ta shtyjmë përpara reformën pensionale e cila do të jap zgjidhje të gjitha problemeve që ballafaqohen pensionistët”, tha Reçica

“Jam zotuar para tyre që mos njohja e stazhit të punës për gjatë viteve 90-99 që pensionistët në atë kohë dhunshëm janë larguar nga puna, jemi të përkushtuar që këtë ta rregullojmë sa më parë, natyrisht duke u konsultuar me akterë tjerë brenda Qeverisë”, tha Reçica teksa shpreson që ky ligj të përkrahet nga të gjitha partitë”, tha ai.

Shaban Kajtazi kryetar i Lidhjes së Pensionistëve, tha se çështja e pensionistëve nuk është zgjidhur dhe se po ndihen të diskriminuar

“Uroj ministrin për përkundeshin ndaj pensionistëve të cilët ballafaqohen me brenga të mëdha, si materiale poashtu edhe shëndetësore. Çështja e pensionistëve ende nuk është zgjidhur. Pensionistët nuk kanë ligj për pensione, pensionistëve po iu shkelen të drejtat. Ata që kanë punuar gjatë okupimit janë duke e gëzuar stazhin e punës, ndërsa të tjerët që ia kanë kthyer shpinën okupimit nuk marrin asnjë pension”, tha ai.

Të ngjashme