Reduktimet e energjisë elektrike, Rizvanolli e fajëson shtrenjtimin, e qytetarët për harxhim

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 17:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me Kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi si dhe Kryeshefin e KOSTT-it, Kadri Kadriun, kanë mbajtur një konferencë për media në lidhje me problemet me energjinë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Rezvanolli tha se Kosova është në një situatë të keqe me energji elektrike për shkak të rritjes së çmimit.

“Në kushtet normale, çmimi ka qenë 69 euro për megavat. Çmimi në kulmin e kërkesës për energji ka qenë 351 euro. Situata është përkeqësuar edhe më tej. Më datë 21 kanë arritur 420 euro për megavat orë për kërkesën bazë. Ndërsa në kohën e pikut, kanë arritur deri në 515 euro. Ka një shtatfishim në krahasim me çmimin normal të energjisë elektrike. Pra vetëm për gjashtë ditë, ka pasur rritje prej 37% për kërkesën bazë”, ka thënë Rizvanolli.

Fajtore e ka lënë edhe Serbinë, e cila sipas saj e ka bllokuar linjën energjetike.

“Është edhe një faktor i cili ndikon negativisht, e ky është fakti që Serbia ka bllokuar linjën energjetike. Kjo shkakton ngarkesa në rrjete. Si rezultat, ne jemi edhe më të kufizuar se nga mund të blejmë energji. Faktori i katërt që ka ndikuar është konsumi i energjisë më i larti që është regjistruar në vendin tonë. Pardje, konsumi është rritur për 14 për qind krahasuar me vetëm dy ditë më herët. Siç e dini, nga fillimi i këtij viti EMSI e ka konfirmuar pavarësinë tonë energjetike, duke e bërë KOSTT-in të barabartë me atë të çdo shteti tjetër në Evropë”, ka thënë ajo.

Për të arsyetuar vendimin për reduktime, ajo ka thënë se edhe vendet tjera e kanë marrur këtë masë.

“Edhe vende tjera janë duke u përballur me krizën dhe një ndër masat që është duke u ndërmarrë është ndërprerja e energjisë elektrike”, ka thënë ajo.

Tutje ajo tha se deri më tani më së shumti Kosova po shpenzon energji elektrike, teksa shtoi se jemi vendi i vetëm që kemi probleme me energji elektrike.

Madje përmendi edhe kompanitë që janë mbyllur për këtë shkak.

Ajo tha se Serbia e ka ndaluar furnizimin.

“Faktori i 4 është se është shpenzimi më i lartë i energjisë që kemi konsumuar ndonjëherë. Në të gjitha aspektet jemi ty u përball me faktor që ndikojnë negativisht”, tha ndër të tjerash ajo.

Të ngjashme