Refugjati i dikurshëm nga Kosova, viziton skulpturën me figurën e tij në një nga qytetet e Suedisë

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Gëzim Dervishi djaloshi nga Drenica ka udhëtuar më shumë se 3 mijë kilometra për në shtetin suedez aty ku para 6 vjetësh autoritetet suedeze në qytetin Vasterasit vendosën skulpturën e Gëzimit në shenjë kujtimi për fëmijët shqiptar që u vranë në luftën e Kosovës, dhe gjithë ata fëmije që u traumatizuan nga terrori i ushtrisë serbe.

Gëzimi në atë kohë i kishte vetëm 8 vjet kur ishte depërtuar nga Kosova në kampet e refugjatëve në Suedi.

I pikëlluar dhe me duar në faqe është ky imazhi i Gëzimit i cili bëri që Suedia tash në një nga sheshet e saj ta ketë gëzimin, fëmijën e mërzitur nga Kosova që ushtria serbe e dëboj nga shtëpia dhe e depërtoj si refugjatë në Suedi.

Gëzimi ketë të premte pas shumë tentimeve të tij për të vizituar statujë e tij të vendosur në qytetin Suedez, Vasterasit ia arriti qëllimit. Ai sot qëndroj përballë vetës së tij, por kësaj herë Gëzimi ishte rritur e bërë burrë e ‘Gëzimi’ në skulpturë ende ishte i pikëlluar dhe mbante dy duart në faqe.

Është vet Gëzimi ai që ka publikuar disa foto nga qyteti i Vasterasit në Suedi me mbishkrimin ‘ Sa më gëzim e prita këtë ditë të përqafoj një herë”

Gëzimi që është një personazh për shtetin suedez deri me tani në mungesë vize nuk ka mundur që të vizitoj skulpturalen e tij, edhe pse ishte bërë bujë e madhe mungesa e vizës për të, por regjisori suedez kishte ardhur nga Suedia dhe e kishte vizituar Gëzimin i cili ishte kthyer së bashku me familjen e tij në fshatin Gradicë të Drenasit.

Ndryshe , Historia me Gëzimin kishte filluar në vitin 2002, kur regjisori suedez Knutte Wester ishte zhvendosur me studion e tij nga veriu i Suedisë në një nga kampet refugjateve në pjesën qendrore te Suedisë. Atëbotë Gëzim Dervishi 8 vjeçar e vizitonte çdo ditë studion e artistit suedez.

Përjetimet gjatë luftës së Gëzim Dervishit ishin filmuar nga regjisori suedez, Knutte Wester.

Dokumentari i realizuar për Gëzimin, “Gëzim Rewind” është dokumentari me i suksesshëm, dhe ka marrë shpërblime në disa festivale të filmit në Suedi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme