Regjistrimi i popullsisë – kërkohet të jepen të dhëna të besueshme, shërbejnë në shumë fusha

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 12:26 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur dita e dytë e konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së, raporton Ekonomia Online.

Apostol Simovski, drejtor i Entit të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke folur për mësimet e nxjerra nga regjistrimi i popullsisë në këtë shtet, tha se problem kryesor në të gjithë rajon është largimi i të rinjve të arsimuara nga vendi.

Sipas tij, shteti duhet ta ketë një fotografi të qartë të këtij problemi. Ai shtoi se duhet të mblidhen të dhëna për ata që kanë imigruar dhe të krijojnë politika që ata një ditë të kthehen.

“Mendoj se këto do të jenë të rëndësishme për ju, ne po jetojmë në regjionin e njëjta kemi problem të ngjashme që duhet t’i zgjidhim. Me e rëndësishme është që të ndjekim rekomandimet e OKB-së. Duhet ta bëjmë një fotografi të qartë. Është për të mirën e vendit jo për të tjerët. 20 vite shteti ka qenë pa të dhëna në regjistrim”.

“Në po humbin popullsinë, ne po e humbin popullatën e dytë të rinjtë janë duke u larguar. Kjo është problemi më i madh brenda regjionit. Së pari një boshllëqe në fuqi punëtore, po e humbim burimet njerëzore, po i humbin të arsimuarit. Ne për 20 vite nuk kemi pasur regjistrim më vendin tonë”.

“Kemi vendosu që mos të përdorim letrën për regjistrim, jemi në vitin 2021, dhe kjo është punë më e lehtë. Nëse përdorin teknologjinë është me e lehte dhe ju jep më shumë kohë. Kemi përdorur studentët më shumë për mbledhjen e statistikave. Pjesa e migrimit është një problem shumë i madh po i humbin më të mirët. Ju duhet të mblidhni të dhëna për ata që janë jashtë vendit, ku jetojnë, pse jetojnë. Të krijoni politika që ata të kthehen”, tha ai.

Ilir Berisha, zv.kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, foli për rëndësia që ka dhënia e informatave të besueshme duke përmendur këtu parimet që duhet të ndjekin.

“Sistemi i statistikave do t’iu ofrojnë institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, ndërkombëtarëve dhe popullatës informata cilësore statistikore. Kosova sikur se vendet e tjera ka nevojë për të dhënë të rifeskuara. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë kanë një rëndësi të madhe për besueshmëri të statistikave tek shfrytëzuesi”.

Ramije Topxhiu-Mustafa nga Këshilli Statistikor i Kosovës në ASK, tha se këto të dhëna kanë ndikime në shumë fusha.

Ajo në prezantimin e saj foli për ndikimin që kanë këto të dhëna në fushën e ekonomisë, në shoqëri, në mjedis dhe në çështjet gjinore, raporton EO.

“Të diskutohet për regjistrimin e popullsisë është sfidë ne vetë.  Rëndësia e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë është se ato ndikojnë në ekonominë, do të ketë ndikim shoqëror, ndikimi në mjedisor, ndikim në të drejtat themelore si dhe ndikim në çështjet gjinore. Regjistrimi i popullsisë jep të dhëna thelbësore për themelimin e politikave”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme