Rekomandimet e shoqërisë civile në amandamentimet të ligjeve

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 09:09 | Nga

Në programin ”Mirëmëngjesi Kosovë”, mysafir ishte Kushtrim Kaloshi drejtior ekzekutiv i ATRC, i cili ndër të tjera foli për aktivitetin e bujshëm të kësaj organizate në të mirë të përmirësimit të jetës shoqërore në vend.

Veç tjerash, Kaloshi njoftoi se pikërisht sot do të zhvillhet një debat shoqeror per nismen e ATRC , e cila jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën ka qenë aktive.

Ai përmendi edhe nismat tjera sikundër ishin nisma për ndryshimn e ligjeve ne nive te Kuvendit te Kosovës, ligjin per nisma legjislative, ligjin per financa publike, etj.

Vlen të theksohet se përmes aktivitetit të kësaj organizate, pra ATRC-së, është arritur të sensibilizimin e shoqërisë në të drejtën trashëgimore të femrave në familje.

Tutje ai përmendi edhe disa procedura që dikur ishin paraqitur si sfida në realizimin e këtyre të drejtave, si psh. Noteri, pastaj, te komunat, që duhej verifikuar akti i vdekjes, pastaj brtja e tyre në gjykata, etj., që të gjirha këto kanë shkaktuar një lloj ngecje në përparimin e ligjit për bartje të trasshëgimisë.

”Ndaj, sot do të organizohet një debat me të gjithë akterët që kanë të bëjnë me këtë sferë të veprinmtarisë, që të ndikojmë në ndryshimin pozitiv ndaj këtij fenomeni, pra të trashëgimisë”, theksoi,  Kaloshi, drejtor ekzekutiv i ATRC-së

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme