Rekord në Aeroportin e Prishtinës: Mbi 340 mijë persona fluturuan gjatë korrikut

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një rekord të fluturimeve gjatë korrikut të këtij viti.

APN-ja nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se gjatë korrikut kanë fluturuar 340 mijë e 446 udhëtarë, për dallim nga viti i kaluar që kanë udhëtuar 88 mijë e 607, ndërsa në 2019-n, 280 mijë e 013 udhëtarë, njofton Klankosova.tv.

“Muaji Korrik 2021 është përmbyllë me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 përderisa në Korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%. Korrik 2019 kishte 280 013 udhëtarë, korrik 2020 kishte 88 607 udhëtarë, korrik 2021 janë 340 446 udhëtarë”.

Mes tjerash bëhet e ditur se gjatë javës së parë të gushtit janë realizuar 661 fluturime prej 104 mijë e 256 udhëtarë.

“Ne falenderojmë bashkëatdhetarët tanë dhe të gjithë udhëtarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA” thuhet mes tjerash në njoftim.

Të ngjashme