Rekord vizitash në QKUK, për 4 muaj 51 mijë shërbime nga ambulancat specialistike

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se gjatë 4 muajve të fundit në ambulancat sepcialistike të QKUK-së, janë kryer rreth 51 nijë shërbime, raporton EkonomiaOnline.

“51 mijë shërbime ambulantore për 4 muaj në ambulancat e reja specialistike në QKUK. Ky numër është shumëfish më i madh krahasuar me numrin e shërbimeve që qytetarët tanë kanë marrë në bodrumet e QKUK-së deri para pak muajve. Me infrastrukturë dhe aparaturë moderne, 36 ambulancat specialistike po plotësojnë të gjitha kushtet për trajtim të dinjitetshëm për pacientët dhe kushte më të mira pune për stafin shëndetësor. Këtë model do ta ndjekim edhe në klinikat tjera”.

Të ngjashme