Rektorati distancohet nga gjuha e Kastratit: Rasti do të trajtohet sipas ligjeve

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Rektorati i Universitetit të Prishtinës është distancuar nga gjuha e profesorit Ardian Kastrati.

Përmes një komunikate thuhet se ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar pas postimit të Kastratit

“Universiteti i Prishtinës ka mirëpritur krijimin e institucioneve të reja dhe shpreson në stabilizimin e rrethanave politike në vend. Por, në situatën e krijuara nga rasti i lartpërmendur, UP-ja njofton opinionin që, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, kërkon nga personeli i tij që pavarësisht institucionit ku janë të angazhuar, me sjelljet, qëndrimet dhe deklaratat e tyre të ruajnë imazhin e UP-së.”, thuhet në njoftim.

Në këto rrethana, UP-ja thotë se distancohet nga deklarata individuale e profesor Kastratit si dhe dënon fuqishëm gjuhën denigruese të përdorur.

“Në suazat e përgjegjësive të veta statutare, UP-ja në ditët në vijim do të trajtoj rastin në fjalë, në përputhje edhe me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme