Rektori Dema ngushëllon familjen Bajçinovci

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, ka ngushëlluar familjen Bajçinovci për vdekjen e profesorit Bujar Bajçinovci.

Demaj ka shkruar se profesor Bajçinovci dha shembullin më të mirë të profesorit, akademikut, e kolegut të dashur.

Postimi i plotë:

Me dhimbje pranuam lajmin që prof. ass. dr. Bujar Bajçinovci nuk gjendet më në mesin tonë. Në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, bashkë me menaxhmentin, organet drejtuese dhe studentët e këtij Universiteti, me lejoni t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkë me Ju, të ndajmë dhimbjen nëpër të cilën po kaloni.

Profesor Bajçinovci dha shembullin më të mirë të profesorit, akademikut, e kolegut të dashur. Ai do të kujtohet përherë dhe do të ndiqet si shembull nga studentët e tij, të cilët patën fatin që për vite më radhë të mësojnë nga ekspertiza e tij nga fusha e arkitekturës.

Ndonëse pandemia COVID -19 na e largoi profesorin fizikisht nga ne, ai do të jetojë gjatë me anë  të veprave dhe krijimtarisë së tij shkencore dhe profesionale. Profesor Bujari ka radhitur suksese të merituara në zhvillimin e vet akademik dhe profesional, në të cilin është mbështetur edhe përparimi i studimeve të arkitekturës në vendin tonë. Ai ka dhënë kontribut të pashoq në arsimimin e brezave të rinj edhe në kushte kur Universiteti i Prishtinës punonte jashtë institucioneve të tij. Kontributi i tij për universitetin, arkitekturën dhe arsimin është i pashlyeshëm!

Pushoftë në paqe shpirti i tij!

Të ngjashme