Rektori Dema uron besimtarët për Fitër Bajram

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam.

Urimi i rektorit Dema:

Të dashur studentë,

I nderuar personel i UP-së,

Qytetarë të besimit islam,

Ju uroj nga zemra, me fat Fitër Bajramin! Me lutjen që tu jetë pranuar agjërimi si sakrificë e përkushtim ndaj besimit tuaj, si dhe adhurimet e tjera, uroj që kjo festë të ju gjejë me shëndet dhe në harmoni!

Uroj që festat si kjo, të cilat më së shumti janë simbol i dashurisë dhe tolerancës, të na gjejnë të bashkuar drejt synimit për krijimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë tanë.

Gëzuar!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme