Rektori Hajrizi pret në takim drejtorin e TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi dhe drejtori për Produkte Profesionale dhe Zhvillimore në UBT, Besnik Skenderi, kanë pritur në takim pune drejtorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kosovë, Hasan Burak Ceran, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunim dhe hartimin e projekteve në fushat me interes.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për shkëmbimin e studentëve dhe stafit me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale, teksa u tha se në të ardhmen bashkërisht do të organizojnë aktivitete për shkëmbimin e përvojave në kuadër të programeve që ofrohen nga organizata në fjalë.

Organizata TIKA në Kosovë vazhdimisht ndihmon në zhvillimin e shumë fushave, duke filluar nga arsimi, ekonomia, shëndetësia, bujqësia dhe në veçanti, ruajtja dhe konservimi i trashëgimisë kulturore dhe historike, teksa së shpejti falë bashkëpunimit, institucionet do të jetësojnë projekte në fusha prioritare

Të ngjashme