Rektorit të UP-së i rriten të ardhurat brenda vitit

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 18:30 | Nga

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema që pas zgjedhjes në këtë pozitë ka regjistruar të ardhura dukshëm më të mira sesa viteve të kaluara.

Kjo të paktën vërehet nga deklarimi i pasurisë së rektorit në vitin 2017, raporton lajmi.net

Për dallim nga viti 2016, në këtë vit rektori ka deklaruar shuma më të mëdha parash të kursyera në bankat e Kosovës, dhe në një bankë në Amerikë.

Në BKT rektori i UP-së i ka mbi 27 mijë euro para të gatshme, për dallim nga viti 2016 ku kishte 8.587 euro në po të njejtën bankë.

Me ngritjen në detyrë, Demës i janë ngritur edhe të ardhurat në Pro Credit Bank në dy llogaritë, pra atë rrjedhëse dhe të kursimeve ku ka mbi 22 mijë euro.

Në të njejtën periudhë në vitin e kaluar rektori në këto dy llogari kishte mbi 5 mijë e 500 euro.

Marjan Dema gjithashtu i ka deklaruar edhe 33 mijë e 220 euro në bankën Comercia të Amerikës, ku këtë shumë e ka paraqitur si para të përbashkëta me bashkëshorten.

Profesori i matematikës merr 31.535 euro të ardhura vjetore nga Universiteti i Prishtinës për pozitën e rektorit, kurse gjithashtu ai merr edhe afro 4 mijë euro nga angazhimi në Universitetin e Pejës si rrjedhojë e angazhimit honorar.

Mbi 4 mijë euro gjithashtu nga deklarimi i vitit 2017, Dema i merr nga Universiteti i Prishtinës për shtesa dhe meditje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme