Rënia e vlerës në bursa dhe çmimi i derivateve në Kosovë

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Pas rënies së çmimeve të derivateve në bursën ndërkombëtare, efekti ka filluar të vërehet edhe në Kosovë.

Çmimi për 1 litër naftë në Kosovë të mërkurën vlen rreth 1.67 euro, ndërsa çmimi për 1 litër benzin është rreth: 1.56 euro.

Çmimet e derivateve i ka konfirmuar në një deklarim për Paparacin, Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve.

Ky është çmimi që gjendet në shumicën e pikave, përpos atyre që vazhdojnë të manipulojnë ende me çmime.

Në krahasim me rajonin, në Maqedoni çmimet e derivateve janë më lirë sesa në Kosovë me rreth 1,47 euro për litër për naftë.

Aktualisht kompanitë e derivateve të naftës janë duke operuar pa ‘çmimin tavan’, të përcaktuar nga Ministria për Tregti e Industri.

Të ngjashme