Renovohet nënkalimi në Kalabri, kryetari Ahmeti publikon fotot

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane kështu e ka cilësuar në një postim në Facebook, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Përmes disa fotove të publikuara nga vet kryetari, shihet një hapësirë e zbukuruar e nënkalimit në Kalabri e cila tashmë është renovuar, raporton Ekonomia Online

Postimi i plotë:

Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane e kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atrtaktive për të i shfrytëzuar.
Tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet e renovimit të nënkalimit në Kalabri përballë Qendrës Klinike Universitare, pjesë e projektit të Drejtorisë për Shërbime Publike që filloi vitin e kaluar.
Punime për rregullim dhe renovim po bëhen edhe te nënkalimet në Kalabri/Dardania, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh.
Shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve, sidomos në pjesët e Prishtinës ku kemi qarkullim të madh të trafikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme