Republika e Kosovës i bashkëngjitet Thirrjes Globale të Veprimit për Fuqizim Ekonomik të Grave

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Republika e Kosovës i bashkëngjitet Thirrjes Globale të Veprimit për Fuqizim Ekonomik të Grave, një iniciativë e SHBA-ve, në përkrahje të avansimit të pjesëmarrjes së plotë dhe të lirë të grave në ekonomi.

Me këtë rast Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla nënshkroi Deklaratën zyrtare të Thirrjes Globale të Veprimit për Fuqizim Ekonomik të Grave duke iu bashkuar homologëve nga shumë shtete të botës për të riafirmuar rolin e rëndësishëm që kanë gratë për përparim shoqëror dhe zhvillim ekonomik.

Përmes deklaratës nënvizohet fuqishëm rëndësia që ka mënjanimi i barrierave për pjesëmarrje të plotë dhe të lirë të grave në ekonomi si dhe afirmohet roli i Republikës së Kosovës në ndërtimin e konsensusit ndërkombëtar në avansimin e fuqizimit ekonomik të grave.

Përmes përkrahjes dhe bashkëngjitjes në këtë thirrje, Republika e Kosovës merr përsipër që të identifikojë dhe zhvillojë plane të brendshme për të avansuar me reforma ligjore, rregullative dhe në nivel të politikbërjes në fushat kryesore të cilat nxisin pjesëmarrjen e plotë dhe të lirë të grave në ekonomi, sigurimin e të drejtave pronësore dhe nxitjen e mundësive për të punuar në të njëjtat punë dhe sektorë sikurse dhe burrat.

Të ngjashme