Reshitaj priti në takim ambasadorin Delawie

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 17:11 | Nga

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, si dhe drejtorin e USAID-it për Kosovë, James Hope.

Reshitaj në takim njoftoi ambasadorin amerikan me gjendjen e mjedisit dhe për prioritetet e saj si udhëheqëse e këtij dikasteri.

Ajo falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që ShBA-ja ka dhënë në shtet-ndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe programe të shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ndërsa ambasadori Delawie pasi uroi ministren Reshitaj për detyrën e re, u shpreh se ShBA-ja mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

Ministrja Reshitaj në fund shprehu gatishmërinë e saj për të përmbushur të gjitha obligimet e ministrisë që udhëheq në realizimin efikas të projekteve që ShBA-ja përkrah në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme