Reshitaj: Situata epidemiologjike ka dhënë sinjale të përkeqësimit

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka reaguar pas numrit te lartë të regjistruar sot me Covid-19.
Reshitaj ka thënë se situata epidemiologjike ka dhënë sinjale të përkeqësimit andaj kërkohet përkushtim institucional e ndërgjegjësim qytetar.
“Si Kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ju bëjë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë por edhe institucioneve qendrore e lokale që të rrisin edhe më tej angazhimin e tyre dhe të veprojnë pa vonesë e në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Reshitaj në rrjetin social Facebook.
Ajo gjithashtu ka apeluar te qytetarët që të kontribuojmë në ruajtjen e shëndetit.

“Të dashur qytetarë, së bashku mund të kontribuojmë në ruajtjen e shëndetit të të gjithëve prandaj vetëm duke zbatuar masat mbrojtëse: maskën, distancën dhe higjienën ne mbrojmë veten, familjen dhe njëri tjetrin”, shtoi ajo.
“Në këto momente të gjithë duhet të jemi të vetëdishëm se mbrojtja e jetës së qytetarëve nuk ka kompromis”, ka thënë ndër tjerash Reshitaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme