Reshitaj takohet me Osmanin, diskutojnë për projektligjin për pandeminë

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj është pritur sot në një takim nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Reshitaj në bashkëbisedimin e saj me Osmanin bëri të ditur se i vunë theks të veçantë procedurave të nismës për projektligjin për pandeminë Covid-19.

”Sot në vazhdën e angazhimeve në Kuvend në cilësinë e Kryetarës së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale së bashku me nënkryetarin zotri Haxhi Avdyli u takuam me Kryetarën e Parlamentit zonjën Vjosa Osmani, me të cilën diskutuam rreth procedurave të nismës për projektligjin për Pandeminë. Në këtë rast njoftova kryetarën që nëse kjo nismë do të vie zyrtarisht në komisionin parlamentarë për shëndetësi ne do ta trajtojmë dhe do të japim kontributin tonë”, shkruan Reshitaj në facebook

Të ngjashme