Reshiti: Nesër ia dorëzojmë Kurtit një draft-dokument rreth reformës në arsimin parauniversitar

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Ymret Rushiti, Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, është shprehur se kryesia e re e këtij këshilli është mbledhur dhe ka debatuar rreth temave të ndryshme rreth fushës së arsimit në vend.

Ai ka thënë se ky këshill ka përgatitur një draft-dokument të cilin do ta dërgojnë të martën në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Do t’ia dërgojmë kryeministrit këtë draft-dokument që ka të bëjë me reformën në arsimin parauniversitar të Kosovës. Nesër do ta marrë edhe në mënyrë zyrtare kryeministri, është shprehur Reshiti në Info Magazine.

“Shpresoj që arsimi do të jetë prioritet. Nevojitet një analizë e thellë e arsimit parauniversitar në Kosovë. Cilësia e arsimit në Kosovë është shumë prapa ose baras me vendet e fundit në Evropë. Duhet sistem i ri arsimor, me dy postulate: që i bën nxënësit konkurrentë dhe që ofron më shumë siguri për nxënësit dhe mësimdhënësit në hapësirat brenda shkollave”.

Ai ka pohuar se politizimi i arsimit është problem i madh në këtë fushë.

Të ngjashme