Reshje gjatë vikendit, dy ditët e ardhshme temperaturat minimale -3°C deri 0 °C

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje gjatë gjithë vikendit, shkruan EkomomiaOnline.

“Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e enjte do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas parashikimeve temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Gjatë vikendit sërish priten reshje”, bënë të ditur IHMK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme