Reshje shiu e bore, këto janë temperaturat për pesë ditë

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë reshje shiu dhe borë.

IHK njofton se gjatë ditës së sotme do të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë. Edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht bore.

Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të bien dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion.

Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët.

Njoftimi i plotë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës:

Parashikimi i motit për pesë ditë (06 – 10 dhjetor 2021)

Parashihet një javë kryesisht më dinamike. Nesër gjatë ditës do të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë. Edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë. Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të biejnë dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion. Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik.

Kurse sa i përket asaj se a do të kemi borë apo jo në ndërrimin e vitit, IHMK do të ju njoftoj 6-7 ditë më herët, sepse në javën e 4 të këtij muaji hyjmë zyrtarisht në stinën e dimrit astronomik dhe parametrat meteorologjik do të na japin një pasqyrë më reale dhe më të saktë për situatën sinoptike për vitë të ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme