Reshje shiu e bore, këto janë temperaturat për sot

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët.

Në njoftim bëhet e ditur se në fundjavë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu e bore.

“Pas reshjeve të borës gjatë natës, ditën e premte mban mot i ftohtë kryesisht i vranët. Në fundjavë mot i paqëndrueshëm, me vranësira të reshura shiu dhe bore”, bën të ditur Prishtina Weather.

Temperatura minimale do të jetë 0 gradë celsius derisa maksimalja mund të arrijë deri në 3 gradë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme