Reshjet atmosferike, “Hidrodrini” ngrit shkallën e gatishmërisë në Rrafshin e Dukagjinit

Prishtinë | 19 Nën 2022 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Pas reshjeve atmosferike, që kanë filluar sot në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit në zonën e saj të mbulueshmërisë.

Sipas komunikatë së KRU “Hidrodrini”, Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj kompanie, ing.Agron Tigani në kontakt dhe koordinim me menaxherët e Njësive Operative, Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, ka nxjerrë vendim për ngritjen e shkallës së gatishmërisë së ekipeve preventive dhe të kontrollit në terren, duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni.

“Deri më tash (17:30min. koha e raportimit), në asnjë nga komunat që mbulon KRU ‘Hidrodrini’, nuk janë paraqitur e as raportuar probleme nësistemin e ujësjellësit”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme